Hapet Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Gjilan
29 tetor 2019
| 15:46
Të martën janë hapur dyert e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas “Klasat për Nëna” në Gjilan, në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Dardania” .
Kjo iniciativë është bërë e mundshme falë financimit të ambasadës së Zvicrës në Kosovë dhe bashkëpunimit me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Gjilan dhe fondacionit Action for Mothers and Children.
Qendra e 12-të ‘Klasat për Nëna’ e hapur tani edhe në Gjilan do të ofrojë shërbime edukative, aktivitete të mirëqenies fizike dhe psikike, informacione këshilluese për kujdesin para dhe pas lindjes, depresionin e pas lindjes, ushqyerjen me gji, kujdesin për të sapolindurin, të ushqyerit e foshnjës, imunizimin si dhe kujdesin ndaj fëmijës.
/Epoka e re/