Hapet rruga për themelimin e Muzeut të gjenocidit dhe përpjekjes për liri
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar propozim-vendimi që i hapë rrugë themelimit të Muzeut të gjenocidit dhe përpjekjes për liri.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se muzeu fillimisht do të themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës, e pas hyrjes në fuqi të Ligjit për muze si institucion.
“Institucioni do të vendoset në ndërtesën ku aktualisht është Ministria e Kulturës ndërsa paralelisht do të zhvillojmë procedurat për zhvendosjen e administratës në një ndërtesë tjetër ose një të re. Kemi ndarë edhe buxhetin e nevojshëm”, ka thënë ministri Çeku.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti, ka theksuar se provat dhe dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës po grumbullohen dhe po dërgohen në institucionet e Kosovës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kujtesës kolektive duke i ruajtur ato.