Hapet sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës
Të premten u hap në Pekin sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.
Në ceremoninë e hapjes së sesionit, të gjithë pjesëmarrësit mbajtën zi për viktimat që humbën jetën nga epidemia.
Kryeministri Li Keqiang u shpreh se sivjet qeveria kineze do të ruajë punësimin e qëndrueshëm për të siguruar jetesën e popullit.
Për shkak të epidemisë dhe të gjendjes së paqartë ekonomiko-tregtare globale, zhvillimi i Kinës përballet me shumë faktorë të paqartë, prandaj qeveria kineze nuk shpalli objektivin e rritjes ekonomike për vitin 2020.
Li Keqiang-u shtoi se Kina mbron me vendosmëri sistemin e tregtisë shumëpalëshe dhe merr pjesë aktivisht në reformën e Organizatës Botërore të Tregtisë.
Ai ka deklaruar se do të nxitë nënshkrimin e marrëveshjeve të partneritetit tregtar rajonal dhe bisedimet për tregtinë e lirë me Japoninë e Korenë e Jugut, dhe do të realizojë zbatimin e përbashkët të marrëveshjes ekonomiko-tregtare me ShBA-në./CRI/