Hapet shkolla e muzikës në Komunën e Kamenicës

11 qershor 2021 | 15:28

Është bërë hapja e paraleles së shkollës së Muzikës në Kamenicë. Gjatë hapjes së shkollës të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, drejtorin e Shkollës së Muzikës në Gjilan, Kushtrim Jakupi, drejtorin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arianit Ibrahimi, si dhe udhëheqësin e Sektorit të Arsimit, Drilon Ramabaja.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, u shpreh i lumtur që fëmijëve të komunës sonë, po u krijohen kushte dhe mundësi të reja për zhvillim e avancim.

Kastrati për hapjen e kësaj paralele në Kamenicë tha se është falënderues ndaj komunës së Gjilanit për bashkëpunimin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së…