Hapet Shtëpia e Kulturës Shqiptare në Osijek të Kroacisë

07 prill 2025 | 00:32

Në Osijek të Kroacisë, u hap Shtëpia e Kulturës Shqiptare, e cila është dedikuar pasurimit dhe promovimit të kulturës dhe artit shqiptar.

Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Unionit të shqiptarëve dhe Shoqatës së Shqiptarëve të Prefekturës së Osijekut dhe Baranjës, dhe synon të jetë një pikë e rëndësishme për zhvillimin kulturor.

“Shtëpia e Kulturës ofron mundësi të pasura për të gjithë ata që duan të shprehin kreativitetin e tyre dhe të përjetojnë pasurinë e artit dhe traditave shqiptare. Shpresojmë shumë që kjo shtëpi e kulturës të jetë e mbushur me aktivitete të ndryshme nga ekspozitat, shfaqjet teatrore, koncertet muzikore e ngjarje edukative, Qendra e Kulturës do të jetë një vend ku qytetarët mund të krijojnë, të mësojnë dhe të bashkëpunojnë”, njofton Unioni Shqiptarëve Republika Kroacisë.

Të pranishëm ishin personalitete të shumta si zëvendës kryebashkiaku i Osijekut z.Dragan Vuljin, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut Milaim Fetai, shoqata e bashkësi Shqiptare dhe Këshille Shqiptare nga e gjithë Kroacia, qytetarë të shumtë, veteranë të luftës, ansambli i fëmijëve nga qyteti i Mitrovicës, i dërguari i kryebashkiakut të qytetit të Mitrovicës e shumë bashkatdhetarë tanë që jetojnë e veprojnë në Kroaci.

Hapja e Qendrës së Kulturës është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për Osijekun, një qytet që ka një histori të pasur kulturore.  Në këtë hapje mori pjesë Shoqata kulturore Shqipëtare “Shkëndija” me kryetaren Gentiana Lleshdedaj ku patën një performacë të jashtzakonshme me këngë e valle shqipe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të dytën ditë me radhë, bizneset që kanë eksportuar…