Hapet tender mbi 1 milion euro për veshjen e zyrtarëve policorë

31 dhjetor 2024 | 22:05

Policia e Kosovës ka hapur një tender në vlerë të 1,008,750.00 eurove për furnizim me rroba civile për zyrtarët policorë. Me këto para do të blihen kravata, këmisha, pantollona e setra.

Vitin 2025, zyrtarët policorë do ta nisin me rroba të reja. Për blerjen e tyre është hapur një tender që kap vlerën e mbi 1 milion eurove.

Me këto para është paraparë të blihen disa qindra e mijëra veshje të ndryshme si kravata, këmisha, pantollona e setra.

Procesi për krejt këto blerje është paraparë të kryhet në fillim të muajit shkurt të vitit 2025.

“Furnizim me rroba civile për zyrtarët policorë.  Vlera e parashikuar e kontratës: 1,008,750.00 euro.  Projekti ka të bëjë me furnizim me rroba civile për zyrtarët policorë. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 10.02.2025. Të gjitha ofertat do të dorëzohen përmes E-Prokurimit dhe mostrat duhet të dorëzohen në adresen Rr. “Luan Haradinaj” – nr. 99, Ndërtesa e Re e Administratës së Policisë”.

Në dosjen e tenderit është treguar sa është sasia e krejt kësaj blerjeje.

Rroba elegante (kat) për zyrtarët policorë, 930 palë 

Seter për zyrtaret/hetuesit policorë, 5500 copë

Pantallona zyrtaret/hetuesit policorë, 5500 copë

Këmisha zyrtaret/hetuesit policorë, 5905 copë 

Kravata, 6000 copë.

Kualiteti, sigurimi i kualitetit, performanca, terminologjia, kërkesat e dizajnit, simbolet, dimensionet, testimi dhe metodat e testimit, sigurimi, paketimi, shënjimi, etiketimi. Specifikimet teknike duhet të përpilohen në mënyrë që të përputhen me qëllimin e prokurimit dhe të ofrojnë qasje sa më të madhe te operatorët ekonomikë të interesuar.

Specifikat për rrobat elegante (kat) për zyrtarët policorë në të cilën bëjnë pjesë: Njësia për mbrojtje te afërt, Njësia për sigurimin e Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë dhe Njësia për sigurimin e objekteve ministrore dhe qeveritare.

       Të jenë Rregular apo slim, varësisht prej kërkesave

       Përbërja e setrës dhe pantollonave duhet të jetë 70-80% Wool (lesh), 20-30% poliester

       Setra të ketë një rend pulla në pjesën e përparme, ti ketë 2 pulla, largësia mes tyre duhet të jetë nga 12-14 cm)

       Qepja e rrobave (tegeli) të jetë e padukshme nga ana e jashtme dhe e qëndrueshme,

       Materiali i brendshëm (ostari) të jetë njëngjyrësh, të përshtatet me ngjyrën e setrës dhe që nuk rrudhet,

       Në të dyja mangët të ketë nga 4 pulla,

       Të jetë materiali që e mban hekurosjen dhe që nuk rrudhet,

       Setra te jetë e ndarë ne mes ne fund prapa te ketë dy  prerje standarde ( shih ilustrimin si ne foto ne fund te raportit),

       Te jenë me Drop, varësisht nga kërkesa 4,6,8,

       Modeli i pantallonave te jete me vij te hekurosjes

       Pantallonat te kenë kapës metalike dhe pulle jo te dukshme, patentë standarde te qëndrueshme,

       Pantallonat duhet te kenë kollan te gjere deri ne 3cm,

       Kollani i pantallonave duhet te ketë mbajtëse te rripit [6-8 vega për rrip],

       Te kenë dy gjepa ne pjesën e përparme me kënde [jo te drejt] dhe një ose dy  gjepa ne pjesën e pasme ana e djathtë që mbyllen me pullë,

       Ngjyrat te jenë te zeza, hiri, te kaltra te mbyllura , te kaltra te hapura , kafe e mbyllur dhe krem,

Specifikat për setër për zyrtarët/hetuesit policorë.

       Të jenë Rregular apo slim, varësisht prej kërkesave,

       Përbërja duhet te jete 70-80% ËOOL (Lesh), 20-30% poliester,

       Setra nuk duhet te jet e njejte si e katit mirpo duhet te jete me e përditshme( e ilustruar si ne foto)

       Setër te ketë një rend pulla ne pjesën e përparme, ti ketë 2 pulla, largësia mes tyre duhet te jetë nga 10-12 cm, ,

       Materiali i brendshëm (astari ) te jetë një ngjyrësh  te pershtatet me ngjyrën e setrës dhe që nuk rrudhet,

       Gjepat e poshtëm te setrës te jenë në forme te shkronjës  U   nuk duhet te jene te qepur nga jashte, dhe te kete edhe nje gjep ne pjesën e gjoksit ne anën e majte ( foto e bashkangjitur raportit vetëm si ilustrim)

       Setër te ketë gjepa te brendshëm ne te dy anët,

       Qepja e Setrës (tegeli )te jetë i padukshëm nga ana e jashtme,

       Ne te dyja mangët te ketë nga 4 pulla ,

       Te jetë materiali qe nuk rrudhet,

       Setër te jetë e ndarë ne mesë ne fund prapa ( shih ilustrimin si ne foto ne fund te raportit),

       Te jenë me Drop, varësisht nga kërkesa 4,6,8,

       Ngjyrat te jenë te zeza, hiri , te kaltra te mbyllura , te kaltra te hapura , kafe e mbyllur dhe krem, (mund te ofroj edhe setra me dizajn  ( katror/vija) nga ngjyrat e specifikuara më lartë),

Specifikat për pantallona për zyrtarët/hetuesit policor

       Të jenë Rregullar apo slim varësisht prej kërkesave,

       Përbërja duhet te jete 90-97% ËOOL (Lesh), 3-10% poliester,

       Material qe nuk rrudhet, duhet te jene te përditshëm dhe jo solemn si te katit.

       Te kenë qepje te forte dhe te qëndrueshme,

       Modeli i pantallonave te jete pa vij te hekurosjes,

       Te jenë me kater gjepa (dy anesh përpara dhe dy mbrapa),

       Gjepat e përparme te jenë ne kënd (jo të drejt) dhe gjepat e pasmë duhet te  mbyllen me  nga një pullë

       Mbyllja e pantallonave përpara te jetë pulle dhe me patentë te kualitetit te lartë ,

       Pantallonat duhet te kenë kollan te gjere deri ne 4 centimetra,

       Kollani i pantallonave duhet te ketë mbajtëse për rrip [ 6 deri 8 vega për rrip],

       Ngjyrat te jenë te zeza, hiri , te kaltra te mbyllura , te kaltra te hapura , kafe e mbyllur dhe krem.

Specifikat për këmisha për zyrtarët/hetuesit policor

       Të jenë Regullar apo slim varësisht prej kërkesave,

       Përbërja duhet te jetë 75-80%, pambuk (cotton), 20-25% poliester,

       Material qe e mbanë hekurosjen dhe qe nuk rrudhet,

       Kualiteti i qepjes duhet të jetë i forte dhe qepje e shpeshtë,

       Qepja e këmishës mos te jetë e theksuar,

       Duhet te jene me mëngë të gjata,

       Në secilen mëngë te ketë 1 + 1 pullë( vije e drejt ),

       Jaka e këmishës te jetë e madhësisë standarde,

       Ngjyrat te jenë: e bardhe, e kaltër e hapur, e kaltër e mbyllur, e zezë, hiri ,krem , me vija qe duken pak dhe me katrore te vegjël varësisht nga kërkesa .

Specifikat për kravata për zyrtarët policor

       Kualiteti i lartë,

       Material mikrofiber,

       Madhësia sipas kërkesës,

       Material qe nuk rrudhet,

       Duhet te jene një ngjyrëshe (ngjyrat te jene varësisht prej kërkesave),

       Dizajni i kravatave duhet te jene te llojeve te ndryshme varësisht prej kërkesave.

Për secilin artikull duhet te kërkohet nga një mostër duke përfshire numrat mesatarë si:

– Setra te jetë numër 52 Drop 6

– Pantallonat numri 36/34

– Këmisha te jetë Slim Fit pa gjep numër 41 si dhe një kravate e madhësisë mesatare

“Rrobat te kenë tiketën me specifikat e kërkuara; Duhet te ofrohet katalogu për artikujt e lartcekur dhe ne katalog te jene te specifikuara të gjitha llojet e ngjyrave në bazë të kodit për ngjyra”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e tij të…