Hapet thirrja për aplikime për investime në efiçiencë të shtëpive!

27 gusht 2024 | 11:08

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se është hapur thirrja për aplikime për investime në efiçiencë të shtëpive.

Rizvanolli ka njoftuar se sipas parimit kush aplikon i pari shërbehet i pari, nga tash do të mund të aplikoni për përkrahje financiare deri në 5,500 euro për të izoluar shtëpitë e çatitë tuaja dhe zëvendësuar dritaret e dyert e jashtme.

Për të kuptuar se a kualifikoheni, lexoni me kujdes thirrjen në: https://fkee-rks.net/thirrjet-publike/
Për të aplikuar vizitoni: www.ekosova.rks-gov.net
Këto masa implementohen nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё, dhe përkrahen nga European Union in Kosovo!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja po vazhdon përforcimin e skuadrës për edicionin e…