Hapet tuneli i Llogarasë
05 korrik 2024
| 11:15
Vepra më e rëndësishme infrastrukturore në jug të Shqipërisë, tuneli i Llogarasë, është hapur sot (e premte) zyrtarisht për përdorim.
Të pranishëm në ceremoni janë kryeministri shqiptar Edi Rama, ministra, deputetë dhe zyrtarë vendorë të qarkut Vlorë.
Tuneli ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt plazheve të bukura të Jugut të Shqipërisë.
Hyrja për në tunel nis nga Dukati duke shmangur kthesat e Llogarasë dhe del në fshatin Palasë. Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej duke udhëtuar përmes Llogarasë.
Tuneli i Llogarasë, i cili u hap përpara afatit përfundimtar, do të jetë pa pagesë këtë sezon, ndërsa vitin e ardhshëm do të aplikohet.