Hapet tunelit i Llogarasë! Edia Rama publikon pamjet
Punimet për hapjen e tunelit të Llogarasë, që lidh Dukatin me Palasën, në një gjatësi prej 6 km, kanë përfunduar plotësisht.
Lajmin e ka dhënë kreu i qeverisë, Edi Rama, teksa përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Mirëmëngjesi dhe me kantierin e Tunelit të Llogarasë, ku pas hapjes plotësisht në 6 kilometrat e tij, punohet me ritëm të lartë për armatimin e plotë deri në përfundimin e kësaj vepre strategjike, ju uroj një ditë të mbarë”.
Punimet kanë nisur në fund të nëntorit të vitit 2021 dhe parashikohet të përfundojnë brenda 33 muajsh, në gusht të vitit 2024. Hapja e tunelit do ta shkurtojë ndjeshëm distancën nga Dukati në bregun e Jugut, nga 33 në 7 minuta.
Autoritetet thonë se në rastet kur fluksi i automjeteve do të jetë i lartë gjatë sezonit veror, mund të përdoret edhe tuneli emergjencës për kalimin e tyre.
Me një vlerë prej afro 140 milionë eurosh, tuneli i Llogarasë është një nga veprat më të mëdha infrastrukturore për jugun e vendit, i cili pritet jo vetëm të lehtësojë lëvizjen e turistëve drejt plazheve të mrekullueshme të Rivierës Shqiptare, por edhe të ndikojë në rritjen e tyre.