Hapet Zyra e Gjendjes Civile në Arllat të Drenasit
15 prill 2019
| 12:06
Ka përfunduar projekti për ndërtimin e Zyrës së Gjendjes Civile në Arllat të Komunës së Drenasit.
Nga e hëna kjo zyrë është në funksion dhe në shërbim për qytetarët e fshatrave, Arllat, Llapushnik, Negroc dhe Gjergjicë.
Kjo zyre do të jetë në funksion gjatë orarit zyrtar për qytetarët e Komunës së Drenasit, përkatësisht për qytetarët e fshatrave të lartcekura dhe gjithë atyre që janë të regjistruar në zyrat tjera, por që janë në sistem të gjendjes civile.
Ky projekt është realizuar nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme Komunale dhe ka për qëllim që shërbimet ndaj qytetarëve të jenë sa më afër tyre duke ju lehtësuar shërbimet e shpejta.
/Epoka e re/