Hapet zyra e policisë në stacionin e autobusëve në Gjilan

02 nëntor 2018 | 14:35

Në ndërmarrjen komunale “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan është bërë hapja e zyrës për prezencën e policisë, me qëllim të rritjes së sigurisë publike, kujdesit ndaj udhëtarëve dhe operatorëve.

I pari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka apeluar te të gjithë operatorët që të jenë vigjilent dhe të zbatojnë ligjin dhe rregullat e komunikacionit.

Haziri ka konfirmuar se në ndërmarrjen publike “Stacioni i Autobusëve”, do të vazhdohet me investime dhe njëkohësisht tha se pret certifikimin e stacionit sipas udhëzimeve ligjore.

“Investimet kanë të bëjnë me infrastrukturën e terrenit dhe objektit në mënyrë që të gjitha llojet e transporteve që kërkohen të jenë të koordinuara edhe me stacionet tjera. Gjithashtu, PK-ja do të ndërmarrë masat e nevojshme dhe nuk do të ketë as ndalje apo parkim të paautorizuar në territorin e komunës së Gjilanit, në mënyrë që stacioni të jetë në funksion të mbarëvajtjes së detyrave të veta ligjore që ka”, ka thënë Haziri.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Në bazë të të gjitha analizave që i kemi bërë…