Hapet Zyra e Sekretariatit për nderë të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut
Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është hapur të mërkurën Zyra e Sekretariatit për nderë të shënimit të vitit mbarë kombëtar të heroit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Në këtë hapje mori pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
Ministri Gashi ka thënë se hapja e Zyrës së Sekretariatit u bë në kuadër të përgatitjeve që po bënë Qeveria e Republikës së Kosovës për shënimin e vitit mbarë kombëtar të heroit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
“Zyra e Sekretariatit do të ketë rolin e koordinimit dhe organizimit të të gjitha aktiviteteve të cilat do të zhvillohen me rastin e shënimit të vitit mbarë Kombëtar”, ka thënë ministri Kujtim Gashi. Ai po ashtu ka njoftuar se Këshilli Organizativ së shpejti do të bëjë publike agjendën shtetërore në të cilën do të jenë të përfshira të dy Qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë.