Hapet zyrtarisht Kampionati IHF Trophy për zonën evropiane
Të martën pasdite është hapur zyrtarisht kampionati IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistët e rinj (U18) dhe ata juniorë (U20).
Në këtë ngjarje po marrin pjesë 11 ekipe kombëtare. Ndeshjet po zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Hapjen zyrtare të IHF Trophy e bënë presidenti i Fedetatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhr përfaqësuesi i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Vaidas Mazheika.
Presidenti Saraçini i falënderojë të gjitha delegacionet për ardhjen në Kosovë, duke uruar që kampionati të jetë i suksesshëm.
“Shpresoj që më të mirët të kenë suksese edhe në fazën tjetër të kualifikimeve për Botëror”, ka thënë Saraçini.
Mazheika u ka dëshiruar delegacioneve qëndrim të këndshëm, ndërsa në emër të IHF-së ka falënderuar FHK-në për organizimin.