Hapi gropë për ish-gruan nga xhelozia, për pak humbi jetën brenda
03 maj 2019
| 11:32
Një 50-vjeçar në Meksikë e la gruaja pas 14 vjetësh sepse ai e kishte tepruar në shumë raste me xhelozinë, aq sa ndarja përfundoi me një urdhër gjykate që e detyronte burrin të mos i afrohej gruas apo shtëpisë së saj, ose do të futej në burg.
Gruaja vazhdoi jetën, por një ditë dëgjoi disa zhurma pranë shtëpisë. Ish burri i saj xheloz kishte hapur një gropë pranë oborrit, që ta përgjonte pa rënë në sy, pa u prekur nga ligji.
Por kishte ngecur brenda, pa mundur të lëvizte, për më shumë se 24 orë. Mjekët e gjetën në gjendje të dehidratuar dhe e dërguan menjëherë në spital.