Hapja e ambasadës së Kosovës në Izrael, Haradinaj: Kapitull i ri në mes të dy shteteve
14 mars 2021
| 13:21
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mirëpritur hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Ai ka thënë se me hapja e kësaj ambasade nis një kapitull i ri i raporteve në mes të Kosovës dhe Izraelit.
“Hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, nis një kapitull të ri të raporteve mes dy shteteve e popujve! Urime!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.