Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë, Haradinaj: Qeveria Kurti po e turpëron Kosovën
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush ka komentuar hapjen e bazës ajrore të NATO-së në Kuçovë të Shqipërisë.
Ai ka thënë se sa më afër NATO-së, Kosova është më e lirë dhe më e sigurt. Në këtë drejtim, Haradinaj ka kritikuar qeverinë Kurti, e cila sipas tij është duke e turpëruar Kosovën.
“Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, që është hapur sot, është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit. Sa më afër NATO-s, jemi më të lirë e më të sigurt, por anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë Aleancë, sigurinë do ta bënte më të plotë. E përgëzoj Shqipërinë për rreshtimin e saj të natyrshëm në këtë Aleancë, por nuk mund të mos shpreh indinjatën time të thellë për qeverinë e Albin Kurtit, e cila po e turpëron Kosovën duke dalë nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.