Hapja e negociatave, PE-ja voton raportin pro integrimit të Shqipërisë në BE
29 nëntor 2018
| 13:17
Parlamenti Evropian (PE) ka votuar raportin e Knut Fleckenstein për Shqipërinë me 459 vota pro dhe 112 kundër.
Raporti i raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein ka marrë 62 abstenime.
Deputeti Taulant Balla ka njoftuar lajmin e mirë përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, duke falënderuar për mbështetjen që i dhanë vendit dhe rrugës për çeljen e negociatave me BE-në.
“Parlamenti Evropian ka votuar me 459 vota pro në favor të raportit të vitit 2018 për Shqipërinë. Ky raport mbështet plotësisht rekomandimet e Komisionit Evropian që lejon hapjen e negociatave në njohje të përpjekjeve për zbatimin e reformave të bëra nga Shqipëria”, ka shkruar Balla.