Hapja e Zvicrës për punëtorë kroatë, gëzon edhe mbi 30 mije shqiptare në Kroaci

06 dhjetor 2021 | 16:19

Bernë, 6 dhjetor -Kroatët mund të vijnë lirisht në Zvicër për të punuar nga viti 2022 (Les Croates peuvent librement venir en Suisse pour travailler dès 2022) ishte ky një lajm i mirëpritur në Kroaci, vend ky i cili po ashtu po ballafaqohet me kriza dhe me një papunësi të madhe. Këtij lajmi nuk ju gëzuan vetëm kroatet, por edhe mijëra shqiptare ne Kroaci. Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch, aktualisht në Kroaci jetojnë dhe veprojnë mbi 30 mije shqiptare, kryesisht kosovarë, shumica e tyre posedojnë pasaporta kroate.

Vitin e ardhshëm pritet të arrijnë në Zvicër edhe mbi 10 mije shqiptarë nga Kroacia me pasaporta kroate

Zvicra do të jetë në gjendje të përdorë klauzolën mbrojtëse nëse imigrimi i punëtorëve kroatë duhet të kalojë një prag të caktuar. Mund të kufizojë numrin e tyre nga 1 janari 2023 dhe më së voni deri në fund të vitit 2026. Në fund të vitit 2020, 28’324, Corates banonin në Zvicër. Kjo përfaqëson 1.9% të të gjithë shtetasve të BE-së dhe EFTA-s në Zvicër.

Nuk ka më një çekuilibër të dukshëm në tregun e punës. Kështu, punëtorët kroatë do të jenë të barabartë me ata nga vendet e tjera anëtare të BE-së ose të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA).

Sipas gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch kjo iniciative kishet nisur qysh ne vitin 2019 kur ne Berne u gjend presidentja e Kroacisë znj. Kolinda Grabar-Kitaroviç. Si pjesë e një vizite dy-ditore në Zvicër, presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç para dy vitesh ishte takuar me Presidentin Ueli Mauerer për të rënë dakord mbi punën për barazimin e statusit të punëtorëve kroatë në Zvicër me shtetasit e tjerë të vendeve anëtare të BE.

Vendimi ishte marrë tashmë nga Këshilli Federal në mbledhjen e 1tetorit të këtij viti dhe ishte shpallur në fund të tetorit nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin. Delegacioni zviceran e informoi zyrtarisht BE-në në takimin e 24-të të Komitetit të Përbashkët Zviceran të Bashkimit Evropian lidhur me marrëveshjen për lëvizjen e lirë të personave.

Zvicra ka një Marrëveshje për Lëvizjen e Lirë të Personave të nënshkruar me 15 vendet e atëhershme të BE-së më 1 qershor 2002, e cila ndryshohet nga një protokoll me çdo zgjerim.

Kështu, vendi ishte i detyruar të nënshkruante protokollin kur Kroacia iu bashkua BE-së në vitin 2013, por refuzoi ta bënte këtë pas një referendumi të vitit 2014, në të cilin zviceranët votuan për futjen e kuotave për punëtorët nga Bashkimi Evropian.

 

Berna vendosi përfundimisht në dhjetor 2016 të ratifikojë Protokollin III, i cili zgjeroi marrëveshjen për lirinë e lëvizjes midis Zvicrës dhe Bashkimit Evropian për qytetarët kroatë dhe hyri në fuqi më 1 janar 2017.

Ish-presidenti zviceran Maurer atëbotë kishte vënë në dukje se, nëse merren parasysh të gjitha periudhat kalimtare, qytetarët kroatë do të mund të punojnë lirisht në Zvicër vetëm në vitin 2027. Por përveç reduktimit të këtij afati me tre vjet e gjysmë, një zgjatje e re mund të hiqet.

Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve zyrtare të Bernës (OFS) ka mësuar se shtetasit e huaj aktualisht përbëjnë 25 për qind të popullsisë së vendit. Kroatët përbëjnë 2.2 për qind të popullsisë së saj, me rreth 31,000 qytetarë. Nëse kësaj i shtohet edhe popullsia me shtetësi të dyfishtë, ky numër rritet në mes 70 dhe 80 mijë.

Ndryshe, vitin e ardhshëm pritet të arrijnë në Zvicër edhe mbi 10 mijë shqiptarë nga Kroacia me pasaporta kroate. Këtij lajmi nuk ju gëzuar vetëm kroatet, por edhe mijëra shqiptare ne Kroaci. Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch, aktualisht ne Kroaci jetojnë dhe veprojnë mbi 30 mije shqiptarë, kryesisht kosovarë, por edhe shqiptare tjerë të dëbuar nga Serbia dhe Maqedoni të cilët aktualisht punojnë në bregdetin kroatë, ku shumica e tyre posedojnë pasaporta kroate.

Kroacia sa i duan zviceran po aq sa edhe shqiptarët!

 

Në luftën e Kroacisë përballë Serbisë, mijëra shqiptarë veshën uniformën e ushtrisë kroate. Sipas të dhënave të Shoqatës së Luftëtarëve Shqiptarë në Kroaci, rreth 3 mijë vullnetarë shqiptarë luftuan përkrahë forcave kroate, nga të cilët 86 ranë dëshmorë, 500 të plagosur, ndërsa mbi 40 akoma rezultojnë të zhdukur. Kjo shoqatë çdo vit me nderime të larta duke përfshirë edhe autoritetet shtetërore kroate përkujtojnë luftën e viteve 1991-1995 për çlirimin e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni…