Hapje madhështore e Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023

10 shtator 2023 | 11:40

Hapje madhështore e Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, me pjesëmarrje të 26 sportistëve nga Kosova.

Kosova në edicionin e tretë të Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, po paraqitet me sportet e hendbollit në rërë, volejbollit në rërë, basketbollit 3X3, notit në ujëra të hapura dhe karate në kata.

Lojërat do të mbahen deri më 16 shtator, ku do të shfaqen 26 sportistë nga Kosova. Kemi një ekip më të madh në krahasim me vitin e kaluar dhe kjo është dëshmi e zhvillimit të sportit në Kosovë.

Është koha për të mbështetur ekipin tonë, të cilët gjatë ditës së djeshme i takuan dhe i uruan kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësministrja e sportit, Daulina Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Specializuar e Hagës ka dorëzuar kërkesën tek trupi…