Haradin Bashota, pjesë e listës së AAK-së për asamble në Podujevë
Haradin Bashota, i diplomuar në Administratë Publike dhe Diplomaci, i është bashkuar sot ekipit të kandidatit për kryetar të Podujevës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri.
Bashota do të jetë pjesë e listës garuese për asamble komunale.
“Dini, paraqet shembullin e kontributit dhe angazhimin e sinqertë për komunitetin, duke siguruar besim e vullnet për përfaqësim. Dini, do të angazhohet në fushën e administratës publike, në veçanti forcimin e mekanizmave të përfaqësimit të komuniteteve lokale dhe demokracinë e drejtpërdrejtë, duke vendosur mekanizma stimulues për qytetarët që kontribuojnë në të mirën publike. Ai ka pasion kulturën, duke luajtur në disa shfaqje dhe duke kontribuar me aktivizmin e shoqërisë civile”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.