Haradinaj: 17 janari i vitit 1982, nuk ishte datë e vdekjes për ta, por dita e përjetësisë së tyre
17 janar 2020
| 10:52
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprimtarët Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, të cilët para 38 vjetëve u vranë nga segmente të shërbimit sekret jugosllav.
Haradinaj ka thënë se ata ranë, por lanë trashëgim te mijëra të tjerë, planet e lirisë.
“Ata gjithmonë na vranë në prita si qyqarët. Në tentim për të vrarë përpjekjet për liri, të shuanin shkëndijat e kryengritjes që po afrohej, të pabesët qëlluan Jusuf Gërvallen, Kadri Zeken e Bardhosh Gërvallen. Ata ranë, por lanë trashëgim te mijëra të tjerë, planet e lirisë. Ata ishin vet arkitektët e saj. 17 janari i vitit 1982, nuk ishte datë e vdekjes për ta, por dita e përjetësisë së tyre. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.