
Haradinaj: 2 nëntori, data e pozicionimit tonë për t’i shërbyer lirisë
02 nëntor 2020
| 13:49
Në 31-vjetorin e rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, homazhe pranë varreve të tyre ka bërë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se 2 nëntori është ditë e vetëdijes kombëtare, por edhe e pozicionimit për t’i shërbyer lirisë që është arritur.
“I nderojmë (heronjtë) në përvjetorin e rënies së Afrimit dhe bashkëluftëtarëve. Një ditë si kjo është ditë e ndërgjegjes sonë, vetëdijes, por edhe pozicionimit tonë më tutje për t’i shërbyer lirisë, për t’i shërbyer vendit”, është shprehur ai. /Ksp/