Haradinaj: 20 vjet më parë forcat çlirimtare bashkuan armët në betejën e Koshares
09 prill 2019
| 11:37
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Koshares, e cila ishte zhvilluar 20 vjet më parë në mes të UÇK-së dhe forcave serbe.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se përulet para të gjithë atyre që ishin pjesë e asaj beteje.
“Janë bërë 20 vjet kur forcat tona çlirimtare bashkuan armët në betejën e Koshares, për të thyer kufirin mes shqiptarëve. Sot përulemi para heroizmit të atyre që dhanë jetën, qindra të plagosurve, sakrificës së luftëtarëve të lirisë, për lirinë që e jetojmë ne sot. Lavdi dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/