Haradinaj: 22 janari i ‘98-s nuk ishte ditë e zakonshme në Prekaz
22 janar 2020
| 10:41
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka kujtuar 22 janarin e vitit 1998, kur ka ndodhur sulmi nga forcat serbe në familjen Jashari.
Postimi i plotë i Haradinajt:
22 janari 1998, për familjen Jashari të Prekazit, nuk ishte ditë e zakonshme.
Atë ditë baci Shaban, me nipa e mbesa, i rezistuan sulmit të forcave të okupatorit, në sulmin e dytë të pashembullt që iu bë kësaj familjeje të madhe patriotike.
Familja Jashari gjithmonë u nda me lavdi, e armiku gjithëherë u kthye prapa me turp nga Prekazi.
Lavdi të rënëve për liri!
RH