Haradinaj: 28 vjet më parë fillojë kapitulli i ri i luftës sonë për çlirim
28 shkurt 2018
| 15:11
Kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Likoshanit dhe Çirezit.
Me rastin e 20-vjetorit të kësaj masakre, Haradinaj ka thënë se historia e re e Kosovës i ka rrënjët në Likoshan e Çirez.
“Më 28 shkurt, njëzet vite më parë, filloi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Historia e re e Kosovës i ka rrënjët në Likoshan e Çirez. Dëshmorët e martirët e kësaj masakre, janë pjesë e kujtesës shtetërore. Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.