Haradinaj: A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një reagimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka pyetur nëse di kush me tregu se kah po shkon ky vend?!
Ish-kryeministri ka reaguar për dënimet që po iu shqiptohen qytetarëve për mosrespektim të masave.
Haradinaj ka theksuar se ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan.
“Ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij!”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbritë në tokë ndonjëherë!
Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan.
Ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij!
RH