Haradinaj: A e përmendi Hakiu çadrën e Gadafit, a mu duk mua?

16 shkurt 2023 | 13:40

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka komentuar deklarimet e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, për ushtruesen e detyrës së grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Haradinaj në “Facebook”-un e tij e ka shkruar “A e përmendi Hakiu çadrën e Gadafit, a mu duk mua?”.

Abazi gjatë konferencës së të enjtes, e ka cilësuar Kusari-Lilën si “çadra e Gadafit”.

“Këtë valle ne e kemi pare në të kaluarën, çadra e Gadafit ka shkatërruar parti politike, ka bërë përçarje politike. Çadra e Gadafit ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme që dikur kanë qenë kauza të LV-së. Çadra e Gadafit është nënshkruar edhe e marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Abazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka akuzuar të enjten…