
Haradinaj: AAK e voton një figurë unifikuese të VV-së për kryetar të Kuvendit, por jo Haxhiun
29 prill 2025
| 20:52
Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal 10, është shprehur se AAK e voton për kryetar të Kuvendit një figurë unifikuese të VV-së.
Haradinaj u shpreh tha se nuk e votojnë Albulena Haxhiun, derisa shpjegoi se pse kanë përmendur dy emra të tjerë të VV’së të cilët mund t’i votojnë.
“AAK e voton një figurë të VV’së unifikuese, një emër që na vjen më lehtë ta votojmë. Kjo është arsya pse kemi përmendur dy emra të tjerë, por jo Albulena Haxhiun…”, u shpreh ai.