Haradinaj: AAK-ja do ta përkrahë Nexhmi Rudarin e LDK-së për kryetar të Podujevës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka nxjerr kandidat të saj për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës, por kjo parti do ta përkrahë LDK-në dhe kandidatin e saj në këtë garë elektorale, Nexhmi Rudari.
Kështu ka njoftuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se “në takim me strukturat e AAK-së në Podujevë u mor vendim që Aleanca ta përkrahë kandidatin e LDK-së për kryetar, profesor Nexhmi Rudari.
Postimi i plotë i Haradinajt:
“Vizitova sot Degën e AAK-së në Podujevë, ku diskutuam për ciklin e brendshëm zgjedhor nëpër të cilin po kalon Aleanca, si dhe për situatën e përgjithshme politike në vend. Jemi të vendosur që të realizojmë reformat e nevojshme brendapartiake, ndërkohë që po luajmë rol konstruktiv në politikbërjen nacionale që shteti ynë të mos rrëshqasë në situata të dëmshme për qytetarët!
Në këtë takim me strukturat e AAK-së në Podujevë u mor vendim që Aleanca ta përkrahë kandidatin e LDK-së për kryetar, profesor Nexhmi Rudari”, ka shkruar Haradinaj.