Haradinaj: AAK-ja duhet të jetë partia e parë në Kosovë

30 qershor 2019 | 12:05

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është duke mbajtur sot Kuvendin e punës në të cilin janë duke marrë pjesë mbi 600 delegatë të kësaj partie.

Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj në këtë kuvend ka folur për të arriturat që ka shënuar Qeveria e cila drejtohet nga ai.

Formimi i ushtrisë, shuarja e idesë për korrigjimin e kufijve, vendosja e taksës 100 për qind,  përfundimi i autostradës “Arbën Xhaferi”, nisja e autostradave të reja e të tjera, ishin disa nga projektet që ka përmendur  kryeministri  Haradinaj.

“Arritëm ta delegjitiomojmë idenë e korrigjimit të kufijve, me taksën 100 për qind i treguam botës se jemi të zot të vetvetes dhe nuk lejojmë as Serbinë as një shtet tjetër që ta rrezikojë Kosovën. I përmbushëm kriteret për viza dhe presim nga Evropa që gjatë këtij viti të jep liberalizimin e vizave. Jemi në nisje të renovimit të hekurudhave të Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

Më tutje, Haradinaj ka thënë se AAK-ja për dallim nga partitë tjera guxon të krijojë, andaj sipas tij duhet të jetë para subjekteve të tjera politike.

“Misioni ynë të ia konfirmojmë qytetarëve pse aleanca duhet të jetë para partive tjera. Aleanca nuk është ndalë, sa herë që i është dhënë mundësia, aleanca ka guxuar të krijojë. Shumë prej partive tjera e kanë ngulfatur guximin krijues. Aleanca ka shkuar tu e rrit besimin në vete. Vetëm Aleanca mundet me krijuar atë që i mungon Kosovës, e kjo është ma shumë rend e ligj e siguri, më shumë sovranitet e më shumë zhvillim ekonomik”, ka theksuar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ëhtë bërë presidenti i parë…