![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/haradinaj-6.jpg)
Haradinaj: AAK-ja e përkrah tërheqjen e mjeteve nga Trusti
04 prill 2022
| 13:53
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij e përkrahin tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Ai ka thënë se duhet të bëhet një analizë e kujdesshme, për shumën se sa duhet të tërhiqen.
Haradinaj gjithashtu u shpreh se duhet të gjendet edhe formula e rikthimit të këtyre mjeteve nga Qeveria.
“Kemi analizuar edhe këtë veprim me kujdes me kolegët tanë, e përkrahim. Ndërkaq, për shumën se sa duhet të tërhiqen, jemi të hapur të bëhet një analizë e kujdesshme. Duhet të bëhet një projekt se si do të kthehen këto mjete nga qeveria. Pra, jemi të interesuar që të gjendet formula e rikthimit nga Qeveria”, u shpreh Haradinaj.