![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/08/A1782E29-8EFA-4A38-9437-02536FDD087C.jpeg)
Haradinaj: AAK-ja është mirë e strukturuar edhe në veri
31 gusht 2019
| 13:15
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot kryetarët dhe përfaqësuesit e degëve të kësaj partie nga Mitrovica, Zubin Potoku, Zveçani, Leposaviqi, Vushtrria dhe Drenasi.
Haradinaj ka treguar se pjesë e diskutimit ishte mobilizimi i Aleancës, posaçërisht në rajonin e veriut të Kosovës për t’iu përgjigjur zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në mënyrë masive.
“Aleanca është mirë e strukturuar edhe në veri të vendit dhe koncepti 100% shtet do të jetë referendum për qindpërqind Kosovë”, ka thënë Haradinaj pas takimit.