Haradinaj: AAK-ja është pjesë e suksesit në Ferizaj (video)

07 tetor 2021 | 11:28

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qytetarët e komunës së Ferizajt që ta votojnë kandidati i kësaj partie për kryetar tw kësaj komune, Arben Halili.

Përmes një video në profilin e tij në “Facebook”, ai ka deklaruar se AAK-ja është pjesë e suksesit të kësaj komune.

“Aleanca është pjesë e sukseseve në Ferizaj, dhe jam shumë krenar që sot qëndroj me qytetarët e Ferizajit, dhe jam i nderuar të kërkoj votën tuaj për kandidatin tonë për kryetar, Arben Halilin”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotot e mëposhtme, që janë realizuar disa vite më parë,…