Haradinaj: AAK-ja, forcë kyçe për një Kosovë euroatlantike
Kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo parti dhe të rinjtë e saj janë faktor i pashmangshëm në trajektoren e zhvillimit të gjithanshëm të vendit tonë dhe do të jenë forcë kyçe për një Kosovë euroatlantike.
“Rinisë, si shtysë e transformimeve të thella, i kemi siguruar perspektivë të qartë në vend, duke ndërtuar shtetin e Kosovës në të gjitha parametrat e tij. Po krijojmë vlera të reja, që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm në tre segmente, sundim të rendit e ligjit, mbrojtje dhe ekonomi, si dhe me liberalizimin e vizave, të rinjtë tanë fitojnë mundësi të barabarta me moshatarët e tyre evropianë. Aleanca dhe të rinjtë e saj janë faktor i pashmangshëm në trajektoren e zhvillimit të gjithanshëm të vendit tonë dhe do të jenë forcë kyçe për një Kosovë euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/