Haradinaj: AAK-ja mbështet propozimin evro-amerikan

09 mars 2023 | 19:31

Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në mbështetje të propozimit evro-amerikan për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është qëndrim pro interesave nacionale e shtetërore. Ky është qëndrimi që ka dalë sot nga mbledhja e kryesisë së AAK-së.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në këtë takim ka theksuar se kjo marrëveshje e propozuar është një e arritur e madhe, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat ndodhemi si shtet.

“Rikonfirmuam mbështetjen tonë ndaj arritjes së kësaj marrëveshjeje, të bindur se kjo i mundëson Kosovës hapjen e perspektives integruese euro-atlantike dhe arritjen e njohjeve të reja. Ky qëndrim është tërësisht në interes të vendit dhe pa ndonjë kalkulim elektoral”.

“AAK vlerëson ndihmën e aleatëve tanë, në veçanti të ShBA-së ndaj arritjes së kësaj marrëveshje. Kushdo që e kundërshton dhe tenton ta pengojë i bën dëm të madh vendit”, ka deklaruar Haradinaj pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, tha…