Haradinaj: AAK-ja nuk do të nominoj fare kandidat për kryeministër

30 dhjetor 2020 | 20:51

Anëtari i AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në këto zgjedhje do të shkojnë vetëm për postin e presidentit.

Ai ka thënë se nuk do të caktojnë asnjë kandidat për kryeministër nga lista e tyre ndërsa bartës do të jetë kandidati për president, Ramush Haradinaj.

“I kemi 109 kandidatë për kryeministra, të gjithë janë potencialisht të mundur”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se ka qenë e papritur që të shpërndahet Kuvendi për shkak të një deputeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Media britanike ”Daily Mail”, gjithmonë publikon histori ku shqiptarët dalin…