Haradinaj: AAK-ja qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se gjatë kësaj jave ka zhvilluar takime me nënkryetarët e kësaj partie si dhe me disa kryetarë të degëve, Xhafer Gashin, Faton Jakupin, Zaim Belën, Besnik Shalen, Vehbi Imerin, Fatmir Shurdhajn, Selami Saitin, Nehat Maxhunin, Rexhep Kadriun, Lulzim Kabashin, si dhe me Kryesinë e degës së Mitrovicës dhe Podujevës.
“Temë diskutimi në këto takime ishte organizimi dhe procesi i zgjedhjeve të brendshme në AAK. Gjithashtu, me Grupin Parlamentar të AAK-së diskutuam për hapat e mëtejmë, si dhe për veprimet që do t’i ndërmarrim si AAK, në mbrojtje të taksës. Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/