Haradinaj: AAK-PSD është koalicion fitues
07 shtator 2019
| 22:03
Zyrtarisht sot është shpallur kandidatura e Ramush Haradinajt për kryeministër të Kosovës, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, të cilat janë në koalicion parazgjedhor, përveç nominimit të Haradinajt, kanë prezantuar edhe 110 kandidatët për deputet të Kuvendit.
Haradinaj ka theksuar se AAK-PSD është koalicion fitues.
“Koalicioni fitues, AAK – PSD, bashkë për Kosovën, për shtet 100%, me guxim, dije e përkushtim. Na priftë e mbara!”, ka thënë Haradinaj.
/Epoka e re/