Haradinaj: Abelard Tahiri ende është ministër i Drejtësisë

02 tetor 2018 | 15:20

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili dje ka ofruar dorëheqjen, ende është në krye të detyrës.

 Pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për medie kryeministri Haradinaj ka deklaruar se ende nuk e ka pranuar dorëheqjen e tij.

“Abelardi është ende ministër, dorëheqja e tij ende nuk është definitive. Unë dje nuk e kam pranuar atë dorëheqje. Kam pritur që të konsultohem me kryetarin e PDK-së, z. Veseli. Ashtu si të vendos PDK-ja do të ndodh”, ka thënë Haradinaj, raporton “Epoka e re”.

Ai ka folur edhe për vizitën e tij në ShBA dhe përkrahjen që e ka marrë për formimin e ushtrisë.

Haradinaj nuk folur rreth asaj nëse do të mund të shkojë ushtria e Kosovës edhe në veri të vendit.

“Janë dy mënyra për t’i kryer punët: sekuencat ose tërësia. Ne nuk kemi asnjë sekuencë, vetëm për tërësinë të drejtën në ushtri pa asnjë kufizim. Në gjuhën shqipe i bie ushtria jonë i ka të drejtat e veta”, ka thënë Haradinaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami Mazreku…