Haradinaj: Adrian Krasniqi ishte shembulli tipik i shqiptarit
04 shtator 2020
| 14:07
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në zbulimin e pllakës në shtëpinë e babait të heroit të kombit, Adrian Krasniqi.
“Adrian Krasniqi ishte shembulli tipik i shqiptarit. Student e luftëtar. I dashur e i guximshëm. Hero e Gjeneral. Sot në Pejë zbuluam pllakën në shtëpinë e babait të tij Rexhepit, shtëpi që Adriani e kishte shndërruar në bazë për veprimet në dobi të rezistencës për liri”, kështu ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Lideri i AAK-së xhaxhait të Adrianit, Xhafer Krasniqit i ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” në nderim të kontributit të tij për çështjen kombëtare.