
Haradinaj, Ahmeti e Brahimaj takohen për një kafe n’Lezhë: Të bashkuar, ndërtojmë të ardhmen
Lahi Brahimaj nga AAK-ja, ka publikuar një foto me Daut Haradinaj dhe Ali Ahmeti nga një kafe në Lezhë, ku theksoi rëndësinë historike të këtij qyteti, ku 581 vjet më parë u themelua Besëlidhja e Lezhës nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, raporton GazetaBlic.
Ai e cilësoi Besëlidhjen si shembullin më të shkëlqyer të unitetit shqiptar, një mësim që na kujton se vetëm të bashkuar mund të përballojmë sfidat dhe të ndërtojmë të ardhmen.
E plotë:
Nga një kafe në Lezhë, këtë qytet historik, ku para 581 viteve u themelua aleanca më e rëndësishme shqiptare nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Besëlidhja e Lezhës mbetet shembulli më i shkëlqyer i unitetit shqiptar, një mësim që na kujton se vetëm të bashkuar mund të përballojmë sfidat dhe të ndërtojmë të ardhmen.