Haradinaj: Akti terrorist në Zelandë të Re, cenon vlerat e një vendi të lirë

15 mars 2019 | 10:23

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit terrorist në Zelandën e Re, ku nga ky sulm në dy xhami kanë humbur jetën të paktën 49 persona.

Haradinaj ka thënë se akti terrorist në Zelandë të Re, cenon vlerat e një vendi të lirë dhe na prekë të gjithëve

“Akti terrorist në Zelandë të Re, ku mbeten të vrarë dhjetëra njerëz të pafajshëm, cenon vlerat e një vendi të lirë dhe na prekë të gjithëve. Në emër të Qeverisë së Kosovës, shpreh dhimbjen për viktimat njerëzore të kësaj ngjarje të rëndë. Ngushëllime familjeve dhe institucioneve të Zelandës së Re. Terrorizmi, pa marrë parasysh nga kush vjen, është e keqja më madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku. Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj përkrah aleatëve strategjikë për sigurinë globale”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se…