Haradinaj akuzon direkt Kurtin për rrymën, thotë se është i lidhur direkt me shitblerjen e saj
30 dhjetor 2024
| 12:44
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për problemet e fundit me energji elektrike, raporton KosovaPress.
Haradinaj tha se Kurti ka penguar secilin investim në energji dhe se është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me shitblerjen e saj prandaj edhe duhet ftuar në prokurori.
Sipas të parit të AAK-së, Qeveria gjatë këtij mandati “ka ditur të mashtrojë qytetarët e vendit në mënyrë shumë të mirë”.
Ditët e fundit shumë zona të vendit kanë mbetur në terr për kohë të gjatë, dhe KEDS0-i ka raportuar për rritje enorme të konsumit me uljen e temperaturave deri në 1400 MW në orë, si dhe për mbingarkesë në sistem.