Haradinaj: Albert Rohani kundërshtoi fuqishëm cenimin e Kosovës
05 qershor 2019
| 17:18
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i pikëlluar me rastin e ndarjes nga jeta të diplomatit austriak, Albert Rohan.
Haradinaj ka thënë se Rohani do të mbetet një figurë e shquar, i cili është angazhuar për drejtën e popullit të Kosovës.
“Kosova sapo humbi një mik të saj. I pikëlluar me rastin e ndarjes nga jeta të ish diplomatit austriak, Albert Rohan, një figurë e shquar që u angazhua për të drejtën e vendit dhe të popullit tonë e që fuqishëm kundërshtoi çdo cenim të saj. Prehu në paqe mik i Kosovës Albert Rohan!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/