Haradinaj: Albin, a po e pret gazin rus që s’po e lejoni ardhjen e gazit amerikan?

24 gusht 2021 | 14:54

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen e saj ndaj ekonomisë gjatë pandemisë.

Në një konferencë për medie, ai ka përmendur edhe pikën për gazsjellës në Marrëveshjen e Uashingtonit, duke thënë se kryeministri Kurti po e vonon qëllimisht këtë projekt.

“Kur kam qenë kryetar qeverie, Vetëvendosje dhe Haki Abazi atëherë kanë qenë mjaft të zëshëm për energjinë me qymyr në emër të mbrojtjes së ambientit. Amerika i ofron Kosovës diversitet energjetik, pra na bie gazin amerikan prej Greqisë dhe na ofron 200 milionë pare dhe Kosova po e dështon këtë projekt me vonesa. Tani ua bëj pyetjen atyre që ishin kundër qymyrit. Pse janë kundër gazit amerikan, a po e presin gazin rus, sikurse një pjesë e Evropës? Pra, pyetja për Albinin dhe për tjerët a po e pritni gazin rus dhe për këtë po i dështoni 200 milionët e MCC dhe s’po e lejoni ardhjen e gazit amerikan?”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kejvina Kthella ka vazhduar të tregojë trupin e saj seksi…