Haradinaj: Albin Kurti është fatkeqësia e Kosovës, ai është nën agjendën ruse

29 prill 2025 | 21:38

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj teksa fliste për gjendjen politike në vend kritikoi ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti të cilin ndër tjerash e quajti edhe fatkeqësi të Kosovës.

Haradinaj deklaroi se ky i fundit vepron nën urdhra të jashtëm, sikurse që janë ato të agjendës ruse.

“Unë thellë besoj që Kurti është e keqja e Kosovës, është fatkeqësia e Kosovës. Ky njeri është dëmi më i madh që i ka ndodhur vendit tonë. E shoh në përpikmëri në zbatim të agjendës ruse dhe serbe në Kosovë. Sa herë që lypet mundem me argumentu” tha ai në Politiko.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gani Geci ka deklaruar se deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca…