Haradinaj: Albin Kurti është hajn dhe mashtrues ordiner (Video)

23 gusht 2018 | 20:29

Ditë më parë, lideri i LV-së, Albin Kurti kishte komentuar deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj bërë për prokurorin Elez Blakaj.

Por sot në një intervistë në “RTV21”, kryeministri Haradinaj, liderin e LV-së, Albin Kurtin e ka quajtur hajn dhe mashtrues.

“Disa që po e mbrojnë ligjin si rasti i Albinit i cili nuk e ka humbur asnjë shancë ta ofendojë rendin dhe ligjin, ai nuk ka respektuar gjykatat e lëre më prokurorë, dhe tash po e mbron një prokuror i cili i ka dhënë një goditje sistemit të cilin Albini po e mbron”, ka thënë Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka thënë se nëse dikush në këtë vend që prej vitit ‘99 i ka dhënë mundësi ligjit vendor dhe ndërkombëtarë është vetë ai, kurse për kundërtën e kësaj që e ka ofenduar vendin Haradinaj ka thënë se ai është Albin Kurti.

“Sa a është hajn Albini, ai është hajn, ai është një mashtrues, ai është një ordiner, ai i ka mashtruar njerëzit e vet deri sa e kanë marrë vesh dhe sot s’janë me to. Nuk mundet një njeri si ai dhe disa njerëz që po dalin në rrugë me ndal Kosovën , mund të kenë edhe agjenda tjera”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas reagimeve të shumta në orët e fundit rreth deklaratës…