Haradinaj: Albin Kurti po e mashtron popullin me reciprocitetin
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hequr taksën pa nder dhe kundërvlerë, si dhe është duke mashtruar popullin me reciprocitet, i cili tashmë vetëm ka ekzistuar në vendimin e taksës.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook” , ka shkruar se vendimi kur ishte kryeministër, i datës 21 nëntor 2018, në të cilin vendoset taksa 100 për produktet serbe, në pikën 3 dhe 4 parashihte një sërë masash reciprociteti me Serbinë.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Vendimi im i datës 21.11.2018, në të cilin vendoset taksa 100% për produktet serbe, në pikën 3 dhe 4 parasheh një sërë masash reciprociteti për të cilat obligohet Dogana, Inspektorati i Tregut dhe Inspektoratet Komunale, që të obligojnë të gjithë operatorët ekonomik t’i largojnë të gjitha produktet të cilat në etiketën apo deklaracionon e tyre kanë përmbajtjen e: Importues/Distributor/Përfaqësues/Prodhues/apo edhe ndryshe, për dhe në “Kosovë e Metohi”, “Kosovo Unmik””Kosova 1244”, “Kosovo Rezoluta 1244, sikurse edhe ato në të cilat përdorin vetëm emrat e qyteteve pa emrin e shtetit apo edhe çdo emërim tjetër në kundërshtim me emërtimin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Kjo e vërteton se Albin Kurti ka hequr taksën pa nder dhe kundërvlerë, si dhe e mashtron popullin me reciprocitet, i cili tashmë vetëm ka ekzistuar në vendimin e taksës.