
Haradinaj: Albulena Haxhiu nuk është kandidate konsensuale për kryeparlamentare
21 prill 2025
| 16:47
Kryetari i AAK-së , Ramush Haradinaj ka deklaruar se Albulena Haxhiu nuk është kandidate konsensuale për kryeparlamentare.
Haradinaj ka thënë se ka logjikë të diskutohet me opozitën pë r emrin e kandidatit.
“Është e vërtetë që edhe në të kaluarën ka pasur negociim për kryeparlamentar. Nëse duhet vota e opozitës e që ka ndodhur pra me bashkë votu gjithë parlamenti për kryetar e nënkryetar atëherë ka logjikë edhe me u diskutu me opozitën edhe kandidati pra në këtë rast një kandidat më konsensual sesa Albulena Haxhiu”, ka thënë ai pas ndërprerjes së seancës.