Haradinaj: Aleanca është adresë e mbrojtjes së interesave kombëtare

04 shkurt 2021 | 14:58

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e ka shpallur kandidaturën për president të vendit, ka vazhduar aktivitetin e tij elektoral në komunën e Vushtrrisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Aleanca është adresë e mbrojtjes së interesave kombëtare.

“Me mbështetësit tonë të shumtë në Vushtrri u pajtuam se vetëm të bashkuar mund të tejkalojmë krizën e të vazhdojmë përpara. Me të drejtë e theksoj se Aleanca është adresë e mbrojtjes së interesave kombëtare, balancimit të pushteteve, rrugëtimit drejt NATO-së, apo referendumit për bashkim me Shqipërinë”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkesa që të krijohet një komisioni për përcjelljen e postave…